Skuadra e Superligës në ‘kaos’, mund t’i largohet edhe presidenti i klubit

Skuadra e Vushtrrisë duket se nuk po gjen qetësi. Pas largimit të disa lojtarëve madje emra nga klubi, skuadra së fundmi po përballet me një problem shumë të madh.

Është presidenti i klubit Bajrush Kajtazi i cili po e shqyrton mundësin e largimit nga klubi.

Burime të Zëri mësojnë se Kajtazi është duke e shqyrtuar mundësin e largimit, derisa vendimi final pritet të vjen javën që vjen.

Në një bisedë për gazetën numri një i Vushtrrisë, nuk e ka pohuar por as mohuar një mundësi të tillë.

“Në fillim të javës së ardhshme vjen vendimi final dhe së pari ju njoftoj juve (mediave)”, ka thënë shumë shkurt për Zëri.info Bajrush Kajtazi.