Skuadra e Superligës dezinfekton ambientet e stadiumit para rifillimit të kampionatit

Skuadrat kosovare priten që nga 2 qershori të rikthehen në fushë me ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Kështu skuadrat kosovare kanë filluar përgatitjen e tyre edhe në ambientet sportive, shkruan Gazeta OLLE.

Ferizaj, gjatë ditës ka dezinfektuar ambientet e stadumit të tyre, duke e bërë gati për rifillim të Superligës.

“Dezinfektohen hapësirat e stadiumit te Qytetit para fillimit te kampionatit i cili fillon mbas një jave(1) dhe takohemi me FC Prishtinen ne Fadil Vokrri”, ka shkruar faqja zyrtare e Ferizajt.

Kjo skuadër pritet që deri në fund të lufton për mbetje edhe këtë vit në Superligë.

Dezinfektohen hapësirat e stadiumit te Qytetit para fillimit te kampionatit i cili fillon mbas Një Jave(1) dhe takohemi me FC Prishtinen ne Fadil Vokrri”

Gepostet von FC Ferizaj am Donnerstag, 28. Mai 2020