Afati kalimtar ka nisur prej një muaji, ndërkohë shumë prej skuadrave i kanë bërë lëvizjet e tyre,por deri në fillimin e kampionatit do tentohen edhe të tjera përforcime.
Këtë plan ka edhe skuadra e Kukësit, që ka shumë çështje për t’u dhënë drejtim, duke nisur me trajnerin dhe për të kaluar te rinovimet me lojtarët titullar.
Ditët e fundit është folur për një kalim të Enea Koliçit në Korçë, gjë që verilindorëve nuk u pëlqen aspak, ndaj “hakmarrja” është gati.
Sipas “Panorama Sport”, drejtuesit e Kukësit kanë kontaktuar menaxherin e Bajram Jashanicës dhe i kanë bërë një ofertë për mbrojtësin.
Ish-lojtari i Hysit në Kosovë, shihet si zëvendësuesi i Alberto Serran dhe për të ofrohet pagë e njëjtë me spanjollin, 60 mijë euro.
Ndërkohë, interesim ka edhe për Enis Gavazajn.