Skuadra e njohur shqiptare shpëton nga shuarja

Ditën e sotme, Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi ka dhënë një lajm mjaftë të mirë për të gjthë tifozët gjirokastrit.

Në faqen zyrtare, Kryebashkiaku ka zbuluar vendimet e marra ditën e sotme pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Bashkia ka marrë në dorëzim stadiumin, ndërsa është miratuar krijimi i Fondacionit “Akademia e Futbollit Luftëtari”, që do të ringrejë ekipin nga e para.

Viti i Ri 2020 e gjen Luftetarin gati ku nis ringritja nga e treta. Ekipi i ri do bazohet te elementi nga moshat dhe financat mbulohen nga Bashkia.