Skuadra e njohur rrezikon përjashtimin nga Serie A

Sipas ANSA, nuk ka pasur oferta për të blerë Salernitana, kështu që Granata mund të përjashtohet nga Seria A.

 

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito është njeriu që qëndron pas administratorit që zotëron zyrtarisht klubin.

Megjithatë, është e ndaluar që një person të zotërojë dy klube të ndryshme në Serinë A. Gjithashtu është e ndaluar shitja e klubit te të afërmit deri në shkallën e katërt, përcjell GazetaBlic Sport.

Lotito-s iu desh të shiste Salernitana-n në verë, por arriti ta zhvendoste afatin deri në fund të vitit duke përfshirë administruesin e besuar.

Ai duhet të gjejë blerësit deri më 31 dhjetor, por sipas ANSA ai nuk ka marrë ende ndonjë ofertë zyrtare, kështu që Salernitana mund të përjashtohet nga Seria A ndërsa sezoni është në vazhdim. Mbetet për t’u parë nëse do të ndodhë realisht dhe kur.

Salernitana u promovua në Serie A sezonin e kaluar për herë të parë në 22 vjet.

Skuadra e Stefano Colantuono është në fund të tabelës së Serie A me tetë pikë në 17 ndeshje.

E çuditshme: Dy politikanë vendosin t’i “qërojnë hesapet” në një ring boksi (VIDEO)

Ja sa para mund të fitojë Haxhi Krasniqi pas procesit gjyqësor