Skuadra e njohur kosovare merr vendimin e papritur, trajneri tash e tutje do të jetë edhe portier

Tahir Morina është rikthyer në zejen e vjetër. Morina përveç rolit të ndihmës-trajnerit në skuadrën e KEK-ut, tani e tutje do ta bëjë edhe atë të portierit.

Morina është aktivizuar në ndeshjen e fundit të skuadrës nga qyteti i Kastriotit (ish-Obiliç) kundër Matit në kuadër të Kupës të Kosovës.

‘Insporti’ ka siguruar dy fotografi në të cilën shihet Morina duke i veshur me fanellën e skuadrës dhe duke u futur në fushë. Ai do të mbajë numrin 12.

Raportohet se ‘Taki’, ka kryer vetëm testet mjekësore dhe i është lejuar paraqitja.
Krejt kjo lëvizje e madhe në skuadrën e drejtuar nga trajneri Faruk Statovci ka ardhur si pasojë e krizës në portën e ‘elektricistëve’.

Tahir Morina në një prononcim të shkurtër për ‘Insportin’ ka konfirmuar se ka veshur për herë të dytë dorezat për ta ndihmuar skuadrën e zemrës së tij.

‘Po, është e vërtetë. Në ndeshjen e fundit unë e kam mbrojtur portën kundër Matit në kuadër të Kupës të Kosovës dhe tash e tutje do të vazhdojë. Por, do të vazhdojë të jem edhe ndihmës-trajner, unë dhe trajneri Statovci jemi duke bërë një punë të madhe për ta rikthyer KEK-un në Ligën e Parë’.

KEK-u pas nëntë xhirove të zhvilluara në Ligën e Dytë renditet në pozitën e shtatë me 14 pikë të grumbulluara.

Morina gjatë karrierës si portier ka mbrojtur ngjyrat e shumë skuadrave shqiptare nga Kosova.

Pas pensionimit ai është pajisur me licencën e trajnerit dhe tash e disa vite ka hapur shkollën e futbollit ‘Ardhmëria’ në fshatin Muzakaj (ish-Milloshevë).

Kessie shokon PSG-në me kërkesat për pagë vjetore

Gjashtë ndeshje pa fitore, trajneri i Malishevës thotë se e priste këtë rënie