Skuadra e njohur italiane ka vetëm tre pikë, tifozët i kërcënojnë me vdekje futbollistët

Sot kur ekonomët e klubit kanë filluar punën në stadiumin e skuadrës së njohur italiane, Livornos janë përballur me një surprizë shumë të pakëndëshme, shkruan Gazeta Olle.

3 kryqe me mesazhe, e në mes të tyre një kokë derri janë vendosur mu në qendër të stadiumit nga ultrasit e skuadrës.

Përveç simbolikës, ata u përkujdesën t’ia bënin të qartë futbollistëve se me çfarë kishin punë.

Në 3 letra është shkruar edhe mesazhi i tifozëve për futbollistët.

“Do ta paguani me dashuri, do ta paguani per gjithqka”- shkruhet në letrat e vendosura mbi kryeqet e varrit.

Livorno ka 3 barazime dhe 10 humbje në 13 ndeshjet e fundit./GazetaOlle/