Skuadra e njohur angleze pas Koulibalyt

Raportohet se Arsenali dëshiron ta përforcojë fazën defanzive me mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Ky pritet të jetë edhe transferimi i parë i menaxherit të ri të Arsenalit, Mikel Arteta, transmeton Koha.

Arsenali këtë sezon ka pasur probleme të mëdha, sidomos në fazën defansive.

Për Koulibalyn më parë kanë shprehur interesim shumë skuadra, përfshirë këtu edhe Manchester Unitedin.

28 vjeçari është pjesë e Napolit që nga viti 2014.