Skuadra e madhe spanjolle pas Muriqit, Mallorca kërkon shumën e majme për sulmuesin kosovar

Vedat Muriqi po kalon në formë jetësore që nga transferimi i tij te Mallorca.

Sulmuesi kosovar ka shënuar tetë gola në këtë edicion të La Ligas spanjolle, shkruan Gazeta Olle.

Drejtuesit e Mallorcas e kanë fiksuar në 38 milionë euro klauzolën e largimit të bomberit të Kosovës, ndërkohë që në skenë ka dalë Atletico Madrid sipas raportimeve të El Gol Digital.

Diego Simeone e cilëson 28-vjeçarin nga Prizreni si sulmuesin ideal për skemat e tij dhe si një nga zëvendësuesit e mundshëm të Joao Felix.

Alternativat janë francezi Marcus Thuram (M’Gladbach) dhe turku Enes Unal (Getafe). /Gazeta Olle/ 

Gattuso: Kishte kohë që nuk kisha parë një lojtar si unë, por e pash në këtë Botëror

Nga hero në i larguar nga klubi, Emiliano Martinezit i tregohet ‘dera’ nga Aston Villa