Skuadra e madhe shqiptare largon trajnerin!

Skaudra e Kukësit ka ndarë rrugët me trajnerin Orges Shehu.

Lajmi është bërë i ditur pak më parë nga faqja zyrtare e klubit verior, shkruan Gazeta Olle.

Shehu, nuk arriti t’i përmbushë objektivat e klubit kukësian, pasi humbi luftën për titull, ndërsa u eliminua në gjysmë-finale të Kupës së Shqipërisë nga Teuta e Durrësit.

“Klubi i Kukësit njofton se Orges Shehi nuk është më trajner i skuadrës sonë. Pas përfundimit të sezonit, presidenti dhe trajneri kanë rënë dakord për të mos vazhduar më bashkëpunimin. Megjithëse një trajner i ri në eksperiencë, presidenti i besoi trajnerit Shehi një nga ekipet më të mira që Kukësi ka pasur.

Klubi i Kukësit e falënderon trajnerin Shehi për kontributin e dhënë në këtë periudhë të vështirë për futbollin shqiptar dhe jo vetëm dhe i uron suksese në të ardhmen”, shkruan FK Kukësi në faqen e tyre zyrtare.