Skuadra e madhe shqiptare e interesuar për shërbimet e Qëndrim Zybës

Qëndrim Zyba është njëri nga talentët e mëdhenj në futbollin kosovar. 

Paraqitjet e tij të mira kanë zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha, shkruan Gazeta Olle.

Përveç skuadrave vendore, interesim për mesfushorin e Prishtinës ka shfaqur edhe skuadra e njohur nga Shqipëria.

Siç raporton Kanal10, Tirana është e interesuar për shërbimet e 21-vjeçarit.

Drejtuesit e Tiranës do të vijnë për ta parë nga afër futbollistin në ndeshjen Gjilani  – Prishtina.

Edhe dy skuadrat e mëdha kosovare, Drita dhe Ballkani janë në kërkim të Zybës.

/Gazeta Olle/

Skuadrat e Superligës në mbështetje të Alban Rexhepit, futbollistit që pësoi sulm në zemër gjatë ndeshjes

Finalja e UEFA Conference League në Tiranë, ja procedurat që ndiqen për të blerë bileta