Skuadra e madhe e Premierligës preket nga Covid-19

Skuadra e madhe e Premierligës, Tottenham ka konfirmuar se një anëtar i tyre ka dalë pozitiv me Covid-19.

Në fazën e fundit të testimeve para fillimit të Premierligës, klubi londinez ka shkruar se nga qendra e tyre stërvitore, tashmë është regjistruar i infektuari i parë, transmeton Gazeta OLLE.

“Ne jemi informuar nga Premierliga që kemi marrë një test pozitiv për COVID-19 pas raundit të fundit të testimeve në qendrën tonë stërvitore”, thuhet në njoftimin e londinezëve.

“Për shkak të konfidencialitetit mjekësor, emri i individit nuk do të zbulohet”, thuhet më tej në këtë njoftim./Gazeta OLLE