Brajan Gruda mund të quhet lojtari më i ri i Brightonit, edhe pse duhet pritur edhe disa orë deri te zyrtarizimi.
Sulmuesi shqiptar shkëlqeu sezonin e kaluar me Mainzin në Bundesliga duke ngjallur interesimin e klubeve të mëdha si nga Gjermania ashtu edhe nga Anglia.
🚨🔵 Brighton are completing deal to sign Brajan Gruda on permanent move from Mainz.
Exclusive story from July on Gruda being top target for Brighton now confirmed as Fabian Hürzeler has been pushing to sign him.
Fee will be €30m with details being sorted, as per @Plettigoal. pic.twitter.com/ki7yHzR9dE
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 12, 2024
Megjithatë ka qenë skuadra angleze Brighton që ka siguruar shërbimet e talentit të madh shqiptar pasi tanimë ka arritur marrëveshje me Mainzin.
Fabrizio Romano ka konfirmuar se marrëveshja mes palëve është arritur për 25 milionë funteve apo 30 milionë eurove dhe Gruda do të nënshkruajë kontratë afatgjate me bardhekaltërtit.
🚨🔵 Brajan Gruda to Brighton, here we go! Deal in place for German midfielder to leave Mainz and join #BHAFC project.
£25m fee verbally agreed and long term deal for Gruda, set to sign soon as Hürzeler wanted him.
As revealed weeks ago, Gruda was dream target for Brighton. pic.twitter.com/owrOBG9W7e
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 13, 2024
20-vjeçari në Angli u kërkua edhe nga Liverpooli, megjithatë ka zgjedhur Brighton ku mund të ketë më shumë hapësira.
Ai u kërkua edhe nga klubet gjermane si Borussia Dortmund, RB Leipzig dhe Bayer Leverkusen, megjithatë asnjëra nga këto nuk ishte në gjendje të ofronte shumë e Brighton.