Skuadra e Llapit e bashkuar edhe jashtë fushës, mblidhen në iftar

Skuadra e Llapit së bashku me shtabin teknik dhe kryesinë e klubit, sot ishin në një iftar të përbashkët. 

Ky grumbullim vjen pas fitores ndaj Prishtinës dhe kualifikimit në finale të Kupës së Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

“Për shtrimin e iftarit u përkujdes Fatmir Zhugolli, tifoz i flaktë i klubit që jeton dhe vepron në Austri. Nuk është hera e parë që ai i gjendet pranë ekipit të zemrës.

Zoti ua lehtësoftë dhe pranoftë agjërimin të gjithë atyre që agjërojnë këtë muaj të bekuar të Ramazanit”, thuhet në njoftimi e Llapit.

Kujtojmë se në finale të Kupës së Kosovës, Llapi do të përballet me Dritën. /Gazeta Olle/

Xhiroja e fundit vendos për pozitën e tretë

Interi vazhdon me fitore, triumfon në udhëtim te Spezia