Skuadra e Ligës së Parë nënshkruan me futbollistin që ka luajtur te Besiktasi

Sulmuesi afrikan, Tandina Maharafa është futbollisti më i ri i Lirisë.

Skuadra e Ligës së parë ka përforcuar radhët e veta me futbollistin i cili luan në rolin e sulmuesit qëndror, por edhe të mesfushorit ofensiv, shkruan Gazeta Olle.

25-vjeçari ka kaluar nëpër grupmoshat U19 dhe U21 të Besiktasit, ndërsa ka luajtuar edhe te skuadra shqiptare e Shkupit.

I kënaqur me këtë nënshkrim është shprehur edhe drejtori sportiv i klubir prizrenas, Enis Gashi.

“Jemi të kënaqur me këtë angazhim, duke dit cilësit e tij.Ditët në vijim presim ardhje të reja.Liria, synon vetë kreun në pranverë dhe kthimin direkt në Superligë”, ka thënë Enis Gashi./Gazeta Olle/

Ministri tregon se çka i pret klubet nëse FFK nuk licencohet

Marrëveshje mes dy Federatave: Rregulla të veçanta në ndeshjen Shqipëri-Itali