Skuadra e Ligës së Parë nënshkruan me dy futbollistë nga Gambia

Skuadra e Ligës së Parë, KF Rahoveci ka arritur marrëveshje me dy futbollistë nga Gambia. 

Bëhet fjalë për Kabba Giba dhe Halifa Kujabi, shkruan Gazeta Olle.

Giba luan në pozitën e mesfushorit ofensiv, teksa Kujabi si sulmues krahu.

Të dy futbollistët sot do të jenë të pranishën në miqësoren të cilën Rahoveci e zhvillon ndaj Fushë Kosovës me fillim nga ora 17:00.

Njoftimi i plotë nga KF Rahovci: 

Kabba Giba, mesfushor ofansiv dhe Halifa Kujabi, sulmues krahu, të dytë nga Gambia, edicionin e ri do të jenë pjesë e jona.

Madje, ata do të jenë të pranishëm edhe në miqësoren e sotme përballë Fushë Kosovës që fillon nga ora 17:30 në ‘Jahja Danuza’.

Përfundon Evropiani për Kombëtaren U20 në hendboll

Vlen sa e gjithë skuadra e Dritës, Royal Antwerp transferon argjentinasin para duelit në “Fadil Vokrri”