Skuadra e Ligës së Parë në bisedime me Bylbyl Sokolin

Bylbyl Sokoli nuk pritet të mbetet gjatë pa punë. Trajneri i larguar javë më parë nga Prishtina mund të marrë drejtimin e  Gjilanit, skuadër kjo që po e kërkon Superligën e Kosovës.

Lajmi konfirmohet nga drejtori i klubit gjilanas, Agron Korça. “Po, jemi në bisedime me Bylbyl Sokolin. Ka gjasa që ai të marrë drejtimin e klubit tonë. Jemi ende në fazën e bisedimeve”, tha Korça për GazetaOlle.com.

Gjilani renditet në vendin e tretë të Ligës së Parë dhe me gjasë Superligën do ta kërkojë përmes barazhit. “Nëse arrijmë marrëveshje, atëherë do ta bëjmë tani për barazh dhe për një afat më të gjatë, një-vjeçar”, shtoi Korça.

Pesë javë pa u mbyllur Liga e Parë, Gjilani ka 51 pikë, shtatë më pak se i dyti, Liria. (Gazeta Olle)