Skuadra e Ligës së Parë: Kjo çfarë na bëri gjyqtari është krim, ja se si na u anulua goli i rregullt

Dardana u mposhtë në mesjavë nga Ferizaji duke humbur kështu mundësinë për t’iu afruar liderëve të Ulpianës, raporton Gazeta Olle.

Por, sot tre ditë pas sfidës së humbur skuadra nga Kamenica ka reaguar duke u ankuar në lidhje me gjykimin e takimit.

“Nuk është krim vetëm kur ta mbytësh dikë, krim është edhe kjo qka ndodhur në ndeshjen KF Dardana – KF Ferizaj e zhvilluar më 21.10.2020 në Kamenicë në kuadër të xhiros së VI-të.”- shkruhet mes të tjerash në reagimin e klubit.

Reagimi i plotë si dhe video e golit të anuluar: