Arbnor Halitjaha është mesfushori defensivë që ju bashkua sot radhëve të Vreshtarëve në formë huazimi nga FC Ballkani.
Halitjaha do të jetë pjesë e Rahovecit për gjashtë muajt e ardhshëm, bardhekaltërit kanë qenë njëra nga skuadra më aktive deri më tani në afatin kalimtar dimëror.
Siç mëson Gazeta OLLE, skuadra e Rahovecit nuk do të ndalet me transferime deri në momentet e fundit të merkatos.