Skuadra e Ligës së Parë e ndërron trajnerin?

Klubi i Ballkanit, pak ditë para fillimit të stinorit pranveror do të bëjë ndryshime në shtabin teknik. Burime të sigurta të portalit ‘dymedy’ bëjnë të ditur se shtabi menaxhues i skuadrës ka vendosur largimin e Zymer Elshani, nga pozita e trajnerit.

“Pas disa bisedimeve të bëra nga këshilli menaxhues i skuadrës, është vendosur largimi i Zymer Elshanit nga pozita e trajnerit. Në vend të tij do të emërohet Milaim Berisha” bëjnë të ditur burime pranë këtij portali.

Skuadra therandase pas largimit të Muharrem Elshanit, nga pozita e kryetarit, ende nuk ka arritur të mbajë kuvendin zgjedhor dhe zgjedhjen e organeve drejtuese.