Skuadra e Ligës së Parë bëhet me trajner të ri

KF Ramiz Sadiku ka prezantuar trajnerin e ri të skuadrës, Granit Dervishollin. 

Klubi njofton se trajneri i ri me stafin e tij sot kanë mbajtur stërvitjen e parë me ekipin dhe janë ndarë shumë të kënaqur, shkruan Gazeta Olle.

Prishtinasit pas gjashtë javësh në Grupin B të Ligës së Parë gjenden në vendin e nëntë me vetëm pesë pikë.

Njoftimi i plotë nga KF Ramiz Sadiku: 

Granit Dervisholli merr timonin e ekipës së Seniorëve🤝🟡⚫️

Trajneri i ri bashke me stafin e tij sot kane mbajtur treningun e pare me ekipen dhe jane ndar shume te kenaqur me deshiren dhe motivin e tregur gjate treningut te pare!

Falemnderojme trajnerin Triumf Sinani bashke me stafin e tij per punen e bere deri me tani!

Vazhdojme te bashkuar drejte synimeve tona💪

Forca RAMIZ SADIKU🟡⚫️

/Gazeta Olle/ 

Portieri i Trepçës ‘89 grumbullohet nga Kombëtarja e Kongos

Dardanët po stërviten me intensitet, Muriqi e Krasniqi shpresojnë në rezultate pozitive