Skuadra e Ligës së Parë bëhet me trajner të ri, prezantohet nesër

Skuadra e Ligës së Parë, FC A&N ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me trajnerin e njohur në Kosovë.

Megjithatë, prizrenasit nuk e kanë bërë publike emrin e trajnerit, pasi prezantimin e tij do ta bëjnë gjatë ditës së nesërme (e enjte), shkruan Gazeta Olle.

Kujtojmë se ish-trajneri i kësaj skuadre, Petrit Rushiti kishte ofruar dorëheqjen në fillim të muajit shtator.

FC A&N momentalisht pozicionohet në vendin e shtatë të Grupit A, me shtatë pikë të mbledhura pas gjashtë javësh.

Megjithatë, synimi i bardhekaltërve mbetet ngjitja në elitën e futbollit kosovar.

Njoftimi i plotë nga FC A&N:


❕𝙉𝙅𝙊𝙁𝙏𝙄𝙈 ❕

Klubi futbollistik FC A&N ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin e njohur në Kosovë i cili do ta udhëheq skuadrën drejt superligës.

Prezantimi i tijë do bëhet nesër në ambientet e stadiumit “BOKA” në Korishë.

#forcaAN🔵⚪️
#forcaILIRËT🤍💙
#ForcaPRIZRENI✅
#tëbashkuardrejtsuperligës🏆


/Gazeta Olle/

Dalin në dritë e-mail-et, këto ishin kërkesat e Messit për rinovimin me Barcelonën

Kaos në dhomat e zhveshjes së Juves: Allegri largoi një nga lojtarët më të mirë për shkak të deklaratës së tij