Skuadra e Ligës e Ligës së parë mbetet pa trajner në përfundim të stinorit vjeshtor

Leotrim Krasniqi nuk do të jetë më në krye të KF Drenasit. 

Largimin e tij e ka konfirmuar vetë trajneri, i cili thekson se bashkëpunimi është ndërprerë dy ditë para ndeshjes së sotme ndaj Feronikelit 74, shkruan Gazeta Olle.

Drenasi gjendet në pozitën e gjashtë të Grupit A pas përfundimit të stinorit vjeshtor.

Krasniqi ka falënderuar për bashkëpunimin duke i uruar suksese të mëtutjeshme.

Njoftimi i plotë nga Leotrim Krasniqi: 

Pershendetje

Nuk do te jem më trajner i Drenasit , dy dite para lojes se fundit te gjysem sezonit kemi nderprer bashkpunimin , sot ne lojen e fundit te gjysem sezonit nuk e kam udhehequr ekipin , njëherit ekipit i uroj per fitoren e sotme .

Jam krenar me punen qe kemi bër me ekipin dhe periudhen time te kaluar ne Drenas , duke mbajtur ekipin ne lige sezonin e kaluar , ndersa ky perfundim i gjysem sezonit e gjen ekipin 7 pike larg nga lideri dhe 4 nga pozita e barazhit .

Faleminderit te gjithe atyre personave qe bashkpunuam gjate kesaj periudhe dhe shume suksese tutje .

/Gazeta Olle/ 

Kosova pëson humbje nga Ukraina

Fillon shitja online e biletave për ndeshjen Kosova-Armenia, këto janë çmimet