Skuadra e Ferizajt nënshkruan peticionin për lokacionin e stadiumit të ri të qytetit

Peticioni për stadiumin e ri të qytetit në Ferizaj ka zgjuar interesim të madh tek qytetarët e këtij qyteti. 

Gjatë ditës këtë peticion e ka nënshkruar edhe skuadra e FC Ferizajt, shkruan Gazeta Olle.

Kujtojmë se klubi ferizajas është shumë këmbëngulës që stadiumi i ri të ndërtohet prapa Palestrës së Sporteve “Bill Clinton”.

Peticioni ka filluar sot (e hënë) dhe do të jetë i hapur deri më datën 6 gusht. /Gazeta Olle/

Zyrtare: Trimror Selimi lojtari i ri i Llapit

Zyrtare: Malisheva nënshkruan me sulmuesin e njohur