Skuadra e Arbër Potokut për sezonin e ri (FOTO)

Trepça ’89 e ka bërë edhe një “goditje” shumë të rëndësishme, pas transferimit të Kushtrim Lushtakut.

Drejtuesit e klubit kampion kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me Arbër Potokun, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Mbrojtësi i majtë i 89-shit ka rinovuar sot kontratën me Trepçën ’89, duke nënshkruar edhe për një vit tjetër.

potoku

Lajmi bëhet i ditur ekskluzivisht për Gazetën Olle nga burime të afërta me klubin “minator”.

Potoku ishte një ndër dy futbollistët e vetëm me të cilët 89-shi nuk arriti marrëveshje për rinovimin e kontratës, pas përfundimit të kampionatit.

Lojtari e kishte konfirmuar lajmin për gazetën, duke treguar se nuk ishin marrë vesh për çështjen financiare.

Kujtojmë që ai ka qenë ndër më të mirët e 89-shit në kampionatin që sapo u mbyll, duke zënë një vend edhe në “Olle” formacionin e sezonit.

perparim islami arber potoku