Skuadra braziliane fiton titullin kampion pas 50 vjet pritje

Atletico Mineiro ka arritur të fitojë titullin kampion pas 50 vitesh.

Skuadra e njohur braziliane ka triumfuar mbrëmjen e djeshme në transfertë me rezultatin 2:3 ndaj Bahias, duke u shpallur kampion pas 50 vitesh.

Një fitore me përmbysje kjo për bardhezinjtë teksa Hulk ka realizuar me penallti dhe 2 gola të Kenos.

Menjëherë pas sigurimit të titullit kampion, tifozët kanë vërshuar drejt sheshit për të festuar për skuadrën e tyre të zemrës.

 

Klubi nga Peja ndalohet në kufi me Serbinë, kthehet mbrapsht

Ngjarje e rëndë që bota e futbollit nuk ka përjetuar më parë, trajneri pësoi atak në zemër teksa festonte golin