Skuadra angleze e kërkon me ngulm Lingardin

Menaxheri i West Ham, David Moyes thotë se klubi do të ishte i interesuar për ta sjellë, Jesse Lingard përsëri në Stadiumin e Londrës, nëse lind rasti që mesfushori të largohet nga Manchester United.

Lingard shkëlqeu gjatë një huazimi të suksesshëm në West Ham sezonin e kaluar nën udhëheqjen e Moyes, me paraqitjet e 28-vjeçarit që e kthyen atë në mendimet e trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate.

Vazhdojnë spekulimet nëse e ardhmja e Lingard qëndron larg Old Trafford pasi marrëveshja e tij aktuale përfundon verën e ardhshme.

Shpërthen dhuna në takimin mes Nices dhe Marseilles – Payet konfrontohet me tifozët kundërshtarë

Kjo është strategjia e Real Madridit për ta transferuar Mbappen ditën e fundit të merkatos