Skriniar i PSG-së, vetëm detajet e ndajnë larg transferimit në Paris

Milan Skriniar po luan sezonin e fundit me Interin. Kapiteni del lojtar i lirë në verë. Prej kohësh interesohet PSG për shërbimet e tij, ndërkohë qendërmbrojtësi kishte arritur akord me kampionët e Francës në verën e vitit të kaluar.

Por, nënkampionat e Italisë refuzuan milionat nga Franca dhe nuk e shitën sllovakun, me shpresën se do gjenin një marrëveshje të re. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi Skriniar ka firmosur një parakontratë me PSG-në, duke qenë se ndodhet në vitin e fundit të kontratës.

Nuk e di nëse Skriniar do të bashkohet me ne në janar apo në fund të sezonit”, u shpreh Christophe Galtier, trajneri i PSG-së, duke konfirmuar arritjen e marrëveshjes me lojtarin e prapavijës, i cili do të zbarkojë si lojtar i lirë në kryeqytetin francez në fundin e sezonit.

PSG ka bërë një ofertë për ta bërë pjesë të skuadrës që në merkaton e janarit (rreth 10 milionë euro), por Interi nuk dorëzohet dhe kërkon 20 milionë euro për ta lënë menjëherë të lirë.

United i falet brazilianëve, mposht Readingun dhe vazhdon tutje në Kupën FA

Boston fiton derbin në NBA përballë Lakers