“S’kom vakt mu marrë me gazetar”, Arsim Kabashi nuk komenton fare për trajnerin e ri të klubit të tij

Skuadra e Ballkanit ka shkarkuar trajnerin Bekim Isufi.

Ekipi nga Suhareka para pak çasteve ka njoftuar se kanë ndërprerë bashkëpunimin me Bekim Isufin.

Trajneri nga Gjilani u shkarkua nga FC Ballkani menjëherë pas përfundimit të sezonit dimëror, ku pozicionoi skuadrën në vendin e tretë në tabelë me 33 pikë, dy pikë më pak se SC Gjilani që është lider.

‘GazetaBlic Sport’ kontaktoi presidentin e klubit të Ballkanit, Arsim Kabashin për ta pyetur në lidhje me trajnerin e ri të klubit, por i pari i klubit nga Suhareka nuk ishte në disponim të fliste për një gjë të tillë.

“Nuk kam vakt mu marrë me gazetar, kom punë tjera tash të vitit të ri”, ka deklruar Arsim Kabashi.

 

Dhjetë lojtarët më të vlefshëm në BKT Superigën e Kosovës 2021/22

Ky pritet të jetë trajneri i ri i Ballkanit