Skifterat po bëhen gati, udhëtim i madh dhe veshje speciale

KF Gjilani për herë të parë në histori të klubit, do t’i ketë afër tifozët zjarrtë Skifterat në një ndeshje evropiane, në mënyrë të organizuar.

Herën e fundit kur Gjilani luajti një ndeshje në garat evropiane, ishte viti 2020 kundër Apoel Nicosia, mysafirët fituan takimin pas vetëm 120 minutave në Fadil Vokrri.

Skifterat nuk ishin të pranishëm në atë ndeshje, për shkak të masave anti-covid të vendosura nga UEFA, ndërsa sonte, pritet të jetë krejtësisht atmosferë tjetër, shkruan Gazeta OLLE.

Kuqebardhët do të vendosen në tribunën lindore, aty ku do të përkrahin gjatë 90-të minutave skuadrën e tyre të zemrës, ndërsa kanë krijuar dhe veshje speciale për këtë takim.



Ndeshja në mes të Gjilanit dhe Liepajas zhvillohet nga ora 20:00, ndërsa tifozët gjilanas kanë paralajmëruar udhëtim madhështor drejt Prishtinës.

/Gazeta OLLE/

 

Kuota të “çmendura” nga kompania e basteve për ndeshjet Buducnost – Llapi dhe Gjilani – Liepaja

Irma Konjusha dhe Agnesa Robaj po marrin pjesë në “Samitin Evropian të Basketbollit të Grave të FIBA-s