“Skifterat” kanë disa fjalë pas dorëheqjes së presidentit të SC Gjilanit

Gjatë ditës së sotme, presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita të cilën e mbante për plot pesë vite. 

Ai në vitin 2017 mori drejtimin e klubit dhe përgjatë këtyre viteve arriti që Gjilanin ta shndërronte në një skuadër konkurruese në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta Olle.

Kuqebardhët në vitet e fundit ishin ndër skuadrat më të organizuara në Kosovë, dhe ndonëse dështuan të fitonin titullin kampion, arritën që dy herë të siguronin pjesëmarrjen në garant ndërkombëtare.

Pas largimit të papritur të Zukës, kanë reaguar edhe tifozët e klubit, “Skifterat”, të cilët nuk e kanë quajtur largimin e tij si një lamtumirë, por një mirupafshim.

Pavarësisht të gjithave, tifozët kanë falënderuar Zukën për kontributin e jashtëzakonshëm dhe gjithçka që dha për klubin.

Postimi i plotë nga “Skifterat”:

Nuk është një lamtumirë, por vetëm një mirëupafashim, sepse njerëzit si ti nuk mund të largohen asnjëherë nga klubi.

Pavarësisht të gjithave, ne të falenderojmë për kontributin e jashtëzakonshëm dhe gjithçka që dhe për këtë klub.

Ashtu siç pate mbështetjen e “Skifterave” para dhe gjatë rrugëtimit tënd, të presim për të gjetur alternativën e re, e cila do të vjen në klub dhe do të na mbaj nderin e qytetit, ashtu siç është edhe motoja jonë.

Kemi besim te ty, që klubin do të lësh në duar të sigurta dhe nuk do të largohesh pa ndonjë zgjidhje.

Faleminderit president Florim Zuka dhe mirëupafshim!

/Gazeta Olle/ 

Zyrtare: Malisheva nënshkruan me sulmuesin e njohur

10-ën e Tottit? Jo, Dybala zgjedh numrin që ka shumë kuptim për të