Skënderbeu është skuadra e dytë shqiptare që kalon në rrethin e tretë të Ligës së Evropës.
Skuadra nga Korça, ka mposhtur 2:0 kazakët e Almatyt në ndeshjen e kthimit.
Ndeshja e parë në Kazakistan kishte përfunduar barazim 1:1.
Lilaj në minutën e 50-të dhe Plaku në minutën e 83-të, shënuan në fitoren e Skënderbeut.