Skënderbeu kërkon të përfitojë nga kosovarët

Skënderbeu pritet që të përforcojë skuadrën për fazën elimintore të Ligës së Kampionëve, por ata që bien në sy janë lojtarët nga Kosova që janë bërë pjesë e pandarë e kampionëve të Shqipërisë.

Nga pesë lojtarë të talentuar që ka Skënderbeu tre janë nga Kosova, dhe pikërishët nga Bernard Berisha, Liridon Latifi dhe Leonit Abazi duke mos harruar edhe Bajram Jashanicën skuadra korçare do të mundohet të përfitoj me shitjen e tyre, transmeton Gazetaolle.com.

Bernard Berisha është 23 vjeç dhe me paraqitjet e tij këtë sezon pa problem mund të kërkojë të luajë me një kampionat më të fortë. Çmimi i tij sillet mbi 200 mijë euro.

berisha

Liridon Latifi edhe pse u bashkua në pranëverë, arriti t’i fitojë zemrat e korçarëve me golat dhe me driblimet e tij. Ai është 21 vjeç dhe mund të këtë kërkesa për të duke e parë formën e tij. Ai tashmë ka një çmim mbi 100 mijë euro, por klubi do të kërkojë ta shumfishojë.

latifi

Leonit Abazi që mund të luaj në disa pozita si mbrojtës por edhe mesfushorë, po ashtu ka kontratë afatgjate me Skënderbeun dhe kjo skuadër do të mundohet të përfitojë nga kjo. Çmimi i tij është mbi 100 mijë euro.

leo

I fundit por jo më pak i rëndësishmi është Bajram Jashanica i cili pas një sezoni të mirë me Besën, nuk arriti të kap formën e tij me Skënderbeun. Çmimi i tij është afarsisht 150 mijë euro.

jashki

Skëndërbeu me këta lojtarë në formacion arriti të fitojë titullin e pestë ne radhë në Shqipëri, gjë që nuk e kishte bërë askush deri më tani.