Skënderbeu kërkon sulmuesin kosovar të Kombëtares

Skënderbeu pasi arriti të shpallet kampion për të pestën herë me radhë ka filluar të mendoj mënjeherë për ndeshjet që do t’i zhvillojë në kuadër të Ligës së Kampionëve. Në orbitën e klubit korçar ka rënë sulmuesi kosovar Agon Mehmeti i cili është 25 vjeç dhe aktualisht luan me Malmon në Suedi.

Mehmeti ka qenë i grumbulluar me Kombëtaren shqiptare disa ndeshje ndërsa këtë sezon ka luajtur në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve ku u përball me Juventusin, Atletico Madridin dhe Olympiacosin.

Mehmeti shihet si lojtari që do tu jepte fundit dhimbjeve të Skënderbeut në sulm, pasi ka pasur mungesë të një sulmuesi tipik në tërë kampionatin.

Këto janë vetëm fjalë që qarkullojnë në taborrin bardhëekuq, ndërsa bisedimet ende nuk kanë filluar.