Skënderbeu e prezanton këtë top-futbollist (FOTO)

Ashtu siç pritej, Skënderbeu ka bërë prezantimin e sulmuesit nga Gambia, Ali Soue.

23-vjeçari ka mbërritur në Korçë dhe sot në ambientet e stadiumit “Skënderbeu” është prezantuar nga menaxheri i përgjithshëm i klubit Gerhard Takajt, raporton sportal.al.

Soue, i cili do mbajë në fanellë numrin 90, vjen nga skuadra e Kievos në formë huazimi. Pas Vujoviç të afruar këtë verë, ky është afrimi i dytë në repartin ofensiv. Sulmuesi nuk është regjistruar për ndeshjet e Europa League, ndaj në sfidën e së enjtes ndaj Mlada Boleslav do të jetë në tribunë si tifoz.