Skënderbeu e do Gavazajn

Enis Gavazaj mund të jetë përforcimi i parë për Skënderbeun, teksa korçarët po mundohen të shfrytëzojnë marrëdhëniet e mira që kanë me klubin belg të Gent që ka në pronësi kartonin e mesfushorit të talentuar.

Momentalisht, 20 vjeçari është i huazuar te skuadra e Roeselare, por edhe ka gjetur pak hapësira, ndaj një kalim i tij te Skënderbeu do të ishte një zgjidhje e mirë për lojtarin, por edhe për klubin e Gent pasi mesfushori nga Prizreni do kishte hapësirat e duhura dhe mundësinë për tu rritur.

Lajmi është konfirmuar edhe Drejtori Sportiv i korçarëve Haris Fakiç raporton “Panorama Sport”.

Ndërkohë, po sipas gazetës, në dyshim për të vijuar me Skënderbeun janë dy mesfushorët e qendrës, Bujar Shabani e braziliani Xhair që nuk kanë gjetur hapësira me Skënderbeun në këtë pjesë të parë të sezonit.

Pritet që klubi të vendosë, nëse do të shkëputë marëdhëniet kontraktuale me lojtarët, apo do t’i huazojë ata në ndonjë tjetër ekip ku të aktivizohen e të rriten si lojtar, e kjo ndoshta ka më shumë gjasa të ndoshë, por fillimisht duhen parë hyrjet në klub për të vendosur për fatin e tyre.