Skënderbeu dhe Kukësi, ‘luftë’ për futbollistin e Kombëtares

Prej disa vitesh Edgar Çani është kthyer në modë në merkaton e Superiores, sidomos para ndeshjeve të kupave të Evropës.

Skënderbeu dhe Partizani kanë qenë klubet e përfolura shpesh për të përfituar shërbimet e sulmuesit, por deri më tani nuk ka ndodhur.

Tanimë emri i tij lakohet sërish te kampionët dhe sipas “Panorama Sport” ata e duan për ndeshjet e Evropës fillimisht, por nëse përshtatet janë gati ta mbajnë edhe për gjithë sezonin.

Gjithsesi ata nuk janë të vetëm në garë, pasi thuhet se edhe Kukësi po tenton ta afrojë sulmuesin.

Mbetet për t’u parë nëse fundi do jetë i njëjtë me vitet e tjera.

Edgar Çani kohw pas kohe ftohet edhe nga Kombëtarja e Shqipërisë.

canii cani