Skënderaj i shpall më të mirët e vitit 2015

Komuna e Skënderajt e shpalli sportistin e vitit 2015, në një ceremoni të organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Sportisti i vitit 2015 u zgjodh volejbollisti Xhevat Smajli. Klubi më i mirë u zgjodh KV Drenica R&Rukolli.

Po ashtu u ndanë edhe mirënjohje për sportistët e dalluar gjatë vitit 2015.

Çmimet për më të mirët i ndanë përfaqësuesi i familjes Jashari, Bekim Jashari, nënkryetari i Skënderajt, Fadil Nura dhe kryesuesi Ismet Salihu. /Olle/