Skenderaj bën hap gjigant drejt titullit

Skenderaj ka mposhtur Dritën edhe në finalen e dytë të playoffit të Superligës A, femrat, të shtunën mbrëma.

Vashat nikoqire arritën ta çojnë në 2-0 serinë e fitoreve të këtyre finaleve, duke mposhtur “Intelektualet” me rezultat 3:1 (25:19, 13:25, 27:25, 25:20).

Drita, përveç që arriti të fitojë një set, rezistoi fuqishëm në setin e tretë, por Skenderaj ishte në nivelin më të lart të detyrës.

Kështu, pas dy ndeshjeve të luajtura, Skenderaj po avancon 2-0 në serinë e finaleve dhe tash është vetëm një fitore larg titullit.

Kryetari i KF Lirisë rikthen llogarinë e tij dhe kërkon falje publike

Ferizaj reagon ndaj komunikatës së Malishevës: Distancohemi, nuk kemi reaguar kurrë ndaj gjyqtarëve