Skënder Shengyli kritikon Albert Bunjakun

Edhe trajneri i Lirisë, Skënder Shengyli, e ka kritikuar përzgjedhësin e Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjakun, për injorimin që po iu bën ai futbollistëve vendorë.

Shengyli ka thënë në ‘RTK’ se Bunjaku është dashur t’i ftojë disa futbollistë vendorë, të Superligës apo të Shqipërisë, së paku për këto dy ndeshje miqësore.

“Unë nuk dua të përzihem në punët e përzgjedhësit, por ai është dashur që t’i ftojë disa futbollistë vendor për ndeshjet ndaj Frankfurtit dhe Ëerderit. Ka mundur të marrë lojtarë nga Kosova apo Shqipëria, siç janë për shembull Mazrekaj, Lushtaku e të tjerët”, deklaroi Shengyli.

Ndryshe, Kosova luajti baras me Eintracht Frankfurtin 0:0 dhe u mposht nga Werder Bremeni, 2:0. /Gazeta Olle