Skënder Shëngyli i është rikthyer futbollit pas një kohe të gjatë.
Legjenda e futbollit kosovar është angazhuar nga skuadra A&N, por kësaj radhe jo në rolin e trajnerit, por në atë të drejtorit sportiv.
Ka qenë faqja zyrtare e klubit prizrenas që ka njoftuar se Shëngyli ka marrë postin e drejtorit sportiv.
Njoftimi i plotë nga A&N:
Legjenda e njohur e futbollit Prizrenas dhe atë Kosovar në përgjithësi është bashkuar me klubin FC A&N në rolin e 𝗗𝗿𝗲𝗷𝘁𝗼𝗿𝗶𝘁 𝘀𝗽𝗼𝗿𝘁𝗶𝘃 , përvoja e tijë e madhe ka bërë që kryesia e klubit të vendos afrimin e tijë në rradhët e klubit.
Eksperienca , puna , përvoja , sinqeriteti janë disa nga tiparet e Shengylit i cili shquhet si një legjendë e madhe e futbollit Kosovar , si ish futbollist por edhe si trajner.
Prezantimi i tijë së bashku me objektivat e klubit do bëhet ditëve në vazhdim në ambientet e klubit tonë.
Na priftë e mbara !”. /Gazeta Olle/