Skënder Gega, trajner në Kuvajt

Al Jahra do të  jetë ekipi që do të drejtohet nga tekniku shqiptar, Skënder Gega.

Trajneri i Kombëtares U-21 ka arritur marrëveshje me klubin Al Jahra në Kuvajt.

Ky klub është i pozicionuar në  vendin e tretë dhe ka ambicie për arritjen e objektivave madhorë. Siç është dhe Liga e Kampionëve të Gjirit apo titullin kampion në Kuvajt.

Tashmë 51-vjeçar do të drejtojë në Premier Ligën kuvajtiane dhe si zëvendës të tij do të ketë Ilir Biturkun, i cili në muajt e shkuar drejtoi edhe Teutën. (Panorama Sport)