Skenari i ri për Armando Brojën, zbulohet vendimi i Chelseat për sulmuesin shqiptar

E ardhmja e Armando Brojës duket me shumë të panjohura.

Sulmuesi po shkëlqen te Southamphtoni, klubi kërkon ta mbajë, ndërsa tifozët e Chelseat duan që ai të kthehet në ekipin mëmë, duke parë edhe interesin nga klube të tjera që pretendojnë të blejnë kartonin e tij.

Por sipas mediave pranë klubit londinez, vendimi i bluve mund të jetë i ndryshëm nga ai që mendohet.

Tomas Tuchel sheh me sy shumë të mirë futbollistin, por nuk do të dëshironte të kishte në radhët e tij një futbollist që ka nevojë të luajë vazhdimisht, e të mos i dhurojë minutat që meriton. Nga ana tjetër, klubi nuk është gati të heqë dorë nga lojtari, pasi sheh potencial te ai.

Ndaj po mendohet që pas vitit të huazimit te Vittesse dhe atij te Southamphton, Broja të jepet në huazim edhe në verën e ardhshme.

“The Express”, bën të ditur se një tjetër vit larg “Stamford Bridge”: shihet gjithnjë e më shumë si një mundësi për sulmuesin që ka tashmë një listë të madhe admiruesish.

Nuk dihet ende nëse ky huazim do të jetë te Southamphton apo në një klub tjetër, pasi për futbollistin kanë filluar të interesohen klube edhe më të mëdha në Premier Ligë.

FC Shkupi nuk ndalet, tre përforcime tjera gati!

U prezantua te Rabotnicki, Armend Alimi pëson dëmtim dhe humb sezonin