Ndeshje dramatike në Serinë A mes Cagliarit dhe Lazios. Skuadra e Thomas Strakoshës ka përmbysur vendasit me rezultatin 1-2.
Të dy golat për të kaltërit u shënuan në minutat shtesë, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së Inzagit.
Kaljari kaloi i pari në avantazh me anë të Simeones, falë një gjuajtje mjaft të bukur nga brenda zonës, duke mos i dhënë asnjë shans Strakoshës.
Gardiani shqiptar ishte protagonist në fundin e e pjesës së parë, duke bërë 2 superpritje dhe duke mbajtur në lojë kryeqytetasit.
Në pjesën e dytë, Lazio u hodh në sulm, në kërkim të golit të avantazh, teksa duhet të shkonte minuta e 93-të, kur Luis Alberto të barazonte shifrat.
Kur u mendua që sfida do të mbyllej në barazim, sulmues Caicedo, i befasoi të gjithë, teksa në minutën e 98-të, shënoi golin e fitores, duke ngjitur skuadrën e Inzagit në vend të 3-të, me vetëm 3 pikë diferencë nga vendi i parë.
Sfidën e radhës Lazio do ta luajë në transfertë ndaj Breshas.
Felipe Caicedo anota el gol del triunfo de la Lazio frente a Cagliari en la #SerieA.
Cagliari 1 – 2 Lazio pic.twitter.com/EExejq54NY
— Sebastián Nogales (@SebasNogalesE) December 16, 2019