Skandaloze: Tifozët e Olympiacosit shpalosin banerin “Kosova është Serbi”

Tifozët e Olympiacosit kanë shpalosur një baner dhe njëkohësisht kënduar “Kosova është Serbi”.

Tifozët e klubit grek kanë mbështetur terroristët e vrarë në Banjskë gjatë përballjes së fundit ndaj Aris.

Tashmë në rrejtet sociale është publikuar baneri skandaloz i tifozëve së Olympiacosit ku shkruhej “Kosova është Serbi”.

Ndër të tjera, tifozët edhe e kanë kënduar atë që kanë shkruar, andaj një dënim nga UEFA mund të vije së shpejti.

Në anën tjetër, edhe huliganët nga Podgorica, më saktësisht mbështetësit e Budocnostit kanë bërë të njëjtën gjë, veçse zgjodhën të shkruajnë në baner emrat e terroristëve të vrarë duke shtuar “Lavdi heronjve”.

Redon Ismaili, lideri i Gjilanit që po shkëlqen në çdo ndeshje dhe po e ngritë skuadrën e tij në tabelë

Nedim Bajrami shënon supergol, Sassuolo trondit Interin