Skandaloze: Pse volejbollistja më e mirë shqiptare u ndalua në aeroportin e Ukrainës?

Ngjan edhe kjo. Një rast i paprecedent! Volejbollistja më e mirë shqiptare, Arjola Prenga, anëtare e kombëtares së Shqipërisë dhe e skuadrës së fuqishme norvegjeze, Stod Volley, është kthyer mbrapsht, sepse autoritetet ukrainase e ndaluan në aeroport dhe nuk i dhanë mundësinë të vazhdojë më andej që më ekipin e saj të zhvillojë ndeshjen evropiane! Stod Volley do të luajë ndeshjen pa Arjolën që është shtyllë ekipit.

“Kishim ndeshjen e Kthimit me Kimik të Ukrainës për 4th final në Challenge Cup (garë Evropiane), dhe kur arritëm në aeroport në Odesse, mua edhe kubanezen na ndaluan të kontrolli i pasaportave, sepse nuk kemi vizë asnjëra as tjetra. Edhe klubit tonë nuk i kishte vajtje mendja që na duhen viza.

Kështu që u detyruam të rrinim në aeroport deri sot në mëngjes për t’u kthyer (Odessa – Moskë – Oslo – Trondheim ). Ekipi ka ngel atje me 8 lojtare dhe sot luhet ndeshja”, tregon Arjola për gazetën kombëtare “Bota sot”.