Skandaloze: Përzgjedhësi i Gjermanisë me doping

Një skandal ka përfshirë futbollin gjerman. Në fakt, përzgjedhësi i tanishëm i Gjermanisë, Joachim Loew, është pjesë e skandalit të dopingut, gjatë kohës sa luante për Stuttgartin, në vitet 1975-1980, shkruan ‘berlinger morgenpost’.

Sipas kësaj gazete, skuadra e Stuttgartit dhe ajo e Freiburgut, kishin përdorur substance të ndaluara dhe në mesin e tyre ishte edhe Loew.

Loew nuk i ka komentuar akuzat, por trajneri i atëhershëm i Stuttgartit, Jurgen Sundermann ka insistuar se: “Këto janë marrëzi. Nuk mund ta imagjinoj se futbollistët kishin marrë doping”.