Ballkani – Ferizaj, është ndeshja që e vendos titullin e kampionit në Superligën e Kosovës.
Suharekasit duket se e kanë marrë shumë seriozisht këtë, madje duke bërë edhe gjëra shumë të ulëta.
Kur kanë mbetur edhe gjysmë ore deri në fillim të ndeshjes, presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi është futur në zhveshtoret e gjyqtarëve dhe delegatit të ndeshjes duke i kërcënuar se Ballkani duhet ta fitoj këtë sfidë.
Mbetet të shihet nëse një gjë e tillë do të shkruhet në raport dhe se si do të reagoj FFK për këtë kërcënim nga Kbashi.
Kujtojmë që edhe më parë ishin kërcënuar gjyqtarët në Suharekë, pas sfidës që Ballkani u ndal nga Dukagjini i Klinës.
Madje FFK kishte dënuar me gjoba disa zyrtarë të Ballkanit, përfshirë edhe Kabashin për kërcënim ndaj gjyqtarëve dhe delegatëve.