Skandaloze: Luhen vetëm 45 minuta, regjistrohet ndeshja

Vetëm në Kosovë ndodh që ndeshja të zhvillohet vetëm 45 minuta, dhe të regjistrohet rezultati për të gjithë takimin. Kjo ka ndodhur në Ligën e Parë të Juniorëve në ndeshjen Gjakova – Hajvalia, ku pas 45 minutave rezultati ishte 0:2 në favor të mysafirëve nga Hajvalisë, transmeton gazetaolle.

Duke e parë që koha ishte e keqe dhe rezultati i ‘pakthyeshëm’ për vendasit, ata vendosën që të mos dalin në pjesën e dytë dhe kërkuan nga zyrtarët e ndeshjes që ta regjistrojnë me rezultatin që ishte deri në ato çaste, 0:2 për Hajvalinë. (Gazeta Olle)