Skandaloze: Gjyqtarët e ndeshjes në restaurantin e pronarit të Istogut, me prijësin e tifozëve! (FOTO)

Istogu mposhti Drenicën 1:0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Demush Mavraj”, falë një penalltie, e cila u kontestua nga skuadra mysafire. Mirëpo, pas takimit, gjyqtarët me në krye Mervan Bejtullahun, dhe ndihmësit e tij Benon Këpuska, Selami Haziri e Besnik Batalli, si dhe kontrollori Adil Sopi, kanë zgjedhur restoranin ‘Trofta’, për të pirë kafen, pronar i së cilës është kryetari i klubit të Istogut, Fazli Bytyqi.

Krahas kësaj, në fotot e siguruara nga Gazetaolle.com, gjyqtarët dhe kontrollori janë të ulur në një tavolinë me Elvis Bicajn, i cili është gjyqtar nga Istogu, prijës i  tifozëve të klubit të Istogut, ‘Gjimmat’. Madje, dyshohet se ai është edhe zyrtar i Istogut.

Pak metra larg tavolinës së tyre, ndodhen drejtuesit e Istogut, bashkë me trajnerin Nazmi Rama, raporton Gazetaolle.com.

Se kush ua pagoi faturën gjyqtarëve e kontrollorit këtë e dinë më së miri ata.

referat

Foto: Gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu (djathtas), kontrollori Adil Sopi (në mes) dhe prijësi i tifozëve të Istogut, Elvis Bicaj (majtas)  

 

 

Trajneri i Drenicës pas ndeshjes kishte deklaruar se: “Referët në Kosovë po vendosin vet kritere. Kjo është e tepërt se çka po ndodh në Kosovë. Rezultatin në ndeshjen tonë e vendosi referi”.

Gazeta ka kontaktuar me kontrollorin Adil Sopi, i cili ka mohuar të kenë ngrënë drekë në atë restoran. “Drekën ma ka bërë gruaja dhe tani jam duke ngrënë në shtëpi, kurse kafen mund ta pimë ku të duam”, tha Sopi për Gazetaolle.com.

Ndërkohë, i pyetur për notën që ia la gjyqtarit kryesor, ai tha se të tretë e kanë treshe (3).

Në ligat e huaja, kjo do të ishte më shumë se skandaloze, e e tillë duhet të vlerësohet edhe në vendin tonë. (Gazeta Olle)

referat zanen keq

 

 

 

FOTO 2: Në tavolinën pas gjyqtarëve janë drjetuesit e Istogut dhe trajneri i tyre, Nazmi Rama

referattt